-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Foto nudo? Flet “molla e sherrit” në Klos: Kjo është e vërteta

Kryesoret

Tre ditë më parë në Klos dy persona, babë e bir u vranë dhe më pas autori vrau veten. Shkak u bë ngacmimi që njëri nga viktimat, Kenado Shira së bashku me kushëririn e tij akuzoheshin nga i ati i vajzës, Fiqiri Mjeshtri se i kishin ngacmuar të bijën.

Në debat e sipër, situata agravoi dhe Mjeshtri vrau Ilir dhe Kenado Shirën babë e bir, plagosi Eglantin dhe Renato Hasulën dhe më pas vrau veten. Vajza 16-vjeçe që u bë “mollë sherri” pasi varrosi të atin u largua nga Klosi.

Në prani të psikologes së shkollës dhe policisë ajo ka deklaruar se dy djmetë, Kenado që vdiq dhe Renato që ndodhet në spital nuk kishin foto apo video të saj nudo.

Por ajo tha se e kishin shantazhuar duke hapur thashetheme mes shokëve dhe shoqeve të klasës, çka e bëri të braktiste shkollën.

Ishte Besniku, vëllai i Fiqiri Mjeshtrit, autori që vrau babë e bir më 12 tetor në Klos që u shpreh se Kenado Shira e kishte kërcënuar vajzën në rrjetet sociale me foto nudo.

“Ai ia kishte bllokuar adresën e i kishte shkarkuar të gjitha fotot nga adresa dhe i ka thënë: Po nuk bëre ato që të them unë, të më çosh foto nudo nga të gjitha format. Unë do të hap fotot në rrjetet sociale dhe ty si femër do të të shkatërroj jetën”  tha vëllai i autorit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit