-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Asambleja e 145 e IPU/ Deputeti rus merr fjalën, delegacioni i Shqipërisë dhe vendeve të BE largohen nga salla

Kryesoret

Asambleja e 145 e IPU-së ka bërë thirrje për t’i dhënë fund okupimit të Ukrainës nga Rusia dhe miratoi rezolutën me titull, duke theksuar se duhet dënuar “pushtimi i Ukrainës dhe aneksimin e territoreve nga Federata e Rusisë, në mbrojtje të integritetit territorial të të gjitha shteteve”.

Në momentin që fjalën e mori deputeti drejtues i delegacionit të Federatës Ruse, delegacioni i Shqipërisë u largua nga salla bashkë me deputetët e vendeve të BE.

Ndërkohë, deputeti Ervin Salianji, në një reagim në rrjetet sociale shprehet:

‘Kigali, Rwanda. Mbledhja e 145 e Asamblesë Parlamentare të Unionin Ndërparlamentar me pjesëmarrjen e deputetëve nga 178 shtete. Lufta në Ukrainë dominoi diskutimet e Asamblesë  ku pjesa dërrmuese e delegacioneve dënuan agresionin e paprovukuar rus ndaj Ukrainës! Delegacioni i Shqipërisë si pjesa dërrmuese e delegacioneve botërore mbështetëm rezolutën emergjente ku dënohet agresioni ndaj Ukrainës. Asambleja e 145 e IPU-se ka bërë thirrje për t’i dhënë fund okupimit të Ukrainës nga Rusia dhe miratoi rezolutën me titull: Dënojme pushtimin e Ukrainës dhe aneksimin e territoreve nga Federata e Rusise, në mbrojtje të integritetit territorial të të gjitha shteteve.’

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit