Florenc Bicerri, pasi u kap në Turqi me drogë është nxjerr nga radhët e policisë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
Në njoftim për mediat, policia bën me dije se Bicerri kishte dalë nga Shqipëria përmes Rinasit në datë 5 Tetor.
“Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët turq, në lidhje me një rast trafikimi të lëndëve narkotike, në të cilin janë të përfshirë 3 shtetas shqiptarë, njëri prej tyre punonjës policie, ka ngritur një grup të dedikuar hetimor, për hetimin e rastit.
Sqarojmë se punonjësi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, shtetasi Florenc Bicerri, tashmë i arrestuar në Turqi, ka dalë nga Shqipëria, nëpërmjet Rinasit, më datë 05.10.2022.
Për këtë punonjës policie, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar përjashtimin e menjëhershëm dhe përgjithmonë, nga Policia e Shtetit,” ka njoftuar policia