-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Liz Truss dhe kriza që shkaktoi brenda 6 javësh, rebelim brenda Partisë Konservatore’

Kryesoret

Në verë, kur Liz Truss po konkurronte për postin udhëheqës të Britanisë, një aleat parashikoi se javët e para të saj në detyrë do të ishin të trazuara. Por pak ishin të përgatitur, mbi të gjitha vetë zonja Truss, për nivelin indinjatës kundër saj. Brenda gjashtë javësh, politikat ekonomike të kryeministres kanë shkaktuar krizë financiare, ndërhyrje emergjente të bankës qendrore, kthesa të shumta dhe shkarkimin e shefit të saj të Thesarit.

Tani ajo përballet me një rebelim brenda Partisë Konservatore që e ka bërë qeverisjen e saj jashtëzakonisht të brishtë. Ligjvënësi konservator Robert Halfon tha të dielën se javët e fundit kishin sjellë “histori makthi njëra pas tjetrës”. Partia ishte paralajmëruar për këtë. Gjatë garës së verës për të zgjedhur udhëheqësin e konservatorëve, zonja Truss tha se do të sfidonte “ortodoksinë” ekonomike. Ajo premtoi se do të ulte taksat dhe do të zvogëlonte burokracinë si dhe do të nxiste rritjen e ekonomisë së ngadaltë të Britanisë.

Rivali i saj, ish-shefi i Thesarit Rishi Sunak, tha se ulja e menjëhershme e taksave do të ishte e pamatur pasi vendi gjendet mes lëkundjeve tronditëse ekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit dhe lufta në Ukrainë. 172,000 anëtarët e Partisë Konservatore, të cilët janë kryesisht më të moshuar dhe të pasur, preferuan vizionin e zonjës Truss. Ajo fitoi 57% të votave të anëtarëve duke u bërë udhëheqëse e partisë qeverisëse më 5 shtator.

Më pas, më 23 shtator, shefi i Thesarit Kwasi Kwarteng njoftoi për planin ekonomik që ai dhe kryeministrja kishin hartuar. Plani përfshinte ulje taksash në vlerë prej 50 miliardë dollarësh, vendim që përfshinte edhe uljen e tatimit mbi të ardhurat për ata me më shumë të ardhura. Plani ekonomik nuk tregonte se si qeveria e zonjës Truss do e mbulonte boshllëkun e krijuar nga taksat që nuk do të mblidheshin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit