Monedha britanike, paund, pësoi rënie drastike muajt e fundit. Për këtë presidenti amerikan, Joe Biden tha se kryeministria britanike dështoi në planin ekonomikë.
Plani ekonomik i Truss, i cili çoi tregjet financiare në kaos dhe shkaktoi një rënie të madhe në vlerën e paundit, është rrëzuar nga kritikët për mospërdorimin e parashikimeve nga Zyra për Buxhetin.
I pyetur për strategjinë, Biden shpjegoi se megjithëse nuk ishte dakord me planin e kryeministres, në fund të fundit varet nga populli britanik.
“Problemi është mungesa e rritjes ekonomike dhe politikave të shëndosha në vendet e tjera,” shtoi presidenti.
Javët e fundit, dollari ka vendosur një rekord të ri kundrejt paundit.