Udhëheqësi kinez Xi Jinping filloi Kongresin e Partisë Komuniste të dielën me një fjalim gati dy orësh, i cili nënvizoi disa prioritete kryesore të brendshme dhe ndërkombëtare.
Pjesë e fjalimit të tij ishte dhe strategjia e përballimit të COVID-19.
“Kina është një nga ekonomitë e fundit të mëdha në botë që i përmbahet zero-Covid, e cila synon të mbyllë zinxhirët e transmetimit duke përdorur kontrollet kufitare, bllokime të menjëhershme, testime masive dhe karantinë të detyrueshme. Megjithëse, dëmin e rëndë në ekonomi dhe zhgënjimin në rritje të publikut, Xi e mbrojti këtë politikë të dielën, duke treguar se mund të mos shkojë askund së shpejti,” u shpreh ai.