Reperi dhe personazhi i TikTok-ut, Kleviol Ahmeti, i njohur si “Clevio”, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të një çështjeje që lidhet me vendosjen e një sasie eksplozivi ndaj një biznesi të reperit Noizy.
Sipas hetimeve dhe dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, ngjarja dyshohet të jetë organizuar me urdhër të Laert Haxhiut, pas një konflikti të mëparshëm mes palëve.
Në kuadër të të njëjtës çështje, më herët kanë dëshmuar edhe vetë Noizy dhe babai i tij. Hetimet vijojnë.









