-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hoxha reagon ndaj paralajmërimeve të Rusisë për Kievin: Shqipëria nuk do të intimidohet

Kryesoret

Shqipëria ka reaguar ndaj paralajmërimeve të Rusisë drejtuar misioneve diplomatike dhe qytetarëve të huaj në Kiev, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe në kundërshtim me normat ndërkombëtare.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, përmes një postimi në rrjetin social X, theksoi se kërkesa e Moskës për largimin e diplomatëve përpara sulmeve të planifikuara përbën, sipas tij, një formë intimidimi dhe jo diplomaci.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:

Shqipëria e konsideron njoftimin e Rusisë ku u bën thirrje personelit diplomatik dhe qytetarëve të huaj të largohen nga Kievi përpara sulmeve të planifikuara si krejtësisht të papranueshëm.

Kërcënimi i ambasadave nuk është diplomaci; është intimidim. Ai përfaqëson një tjetër shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Shqipëria nuk do të tërhiqet. Ne mbetemi në Kiev. Ne qëndrojmë fort me Ukrainën. Dhe nuk do të intimidohemi.

Përgjigja për këtë luftë nuk mund të jetë më shumë luftë, më shumë krime ose sulme pa dallim kundër civilëve dhe infrastrukturës civile.

E vetmja rrugë përpara është t’i jepet fund një lufte që nuk duhej të kishte filluar kurrë dhe angazhim në negociata të vërteta dhe me mirëbesim për paqe.

Kjo iu përcoll shumë qartë ditën e sotme edhe Ambasadorit të Rusisë në Tiranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit