-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thirrja e Berishës për protestën e pedagogëve: Nesër të gjithë atje!

Kryesoret

Nesër nis viti i ri akademik, por duket se do të fillojë jo si çdo vit, pasi pedagogët kanë njoftuar bojkot të procesit mësimor. Ata kanë zhvilluar dy protesta, ndërsa kërkojnë nga qeveria plotësimin e disa kërkesave, ku kryesorja është rritja e pagave.

Protesta mbështetet edhe nga opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e organizuar nga pedagogët. Sipas tij, qeveria po mban një qëndrim cinik ndaj kërkesave të Sindikatave.

“Të gjithë në protestë. Nesër greva e plotë e Universiteteve! Pedagogët, studentët, punonjësit e Universiteteve, me thirrjen e Sindikatave të tyre, bojkotojnë mësimin në shenjë proteste ndaj qëndrimit cinik të qeverisë për kërkesat e Sindikatave. Të gjithë në protestë”, shkruan Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit