Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar në mbështetje të protestës dhe bojkotit të pedagogëve në nisje të vitit të ri akademik. Ajo shprehet se këto dy kategori janë të harruarit e qeverisjes së Edi Ramës.
“Nisja e vitit të ri akademik duhet të ishte një moment gëzimi për koleget e mi pedagog dhe për studentet tanë. Fatkeqësisht nuk është kështu!
🔷PEDAGOGET
Janë në protestë me kërkesat e tyre të drejta dhe realisht të arsyeshme dhe minimaliste. Sot në orën 10:00 protestojnë sërisht dhe bojkojnë mësimin.
🔷STUDENTËT
Të harruarit e qeverisjes. Që nga 2019 e sot çdo ditë e tyre edhe familjeve të tyre ka qënë më e vështirë ekonomikisht por askujt nuk pyet. Çdo faturë ka shkuar dyfish dhe qeveria nuk jep asgjë si paketë ndihmë financiare.
Megjithatë sot është dita e tyre, e pedagogëve dhe studentëve, e le të nis nga sot një rrugë pakthim për të drejtat dhe dinjitetin e tyre. Suksese” shkruan Zhupa.