-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Der Spiegel”: Inteligjenca gjermane paralajmëron sulm bërthamor nga Rusia

Kryesoret

Shërbimet sekrete gjermane kanë paralajmëruar për mundësinë që Rusia të nisë një sulm bërthamor në Ukrainë. Sipas revistës “Der Spiegel”, kishte informacione edhe për shërbimet sekrete ruse që “mund të kryenin atentate politike në tokën gjermane”.

Kreu i Shërbimit Federal të Inteligjencës të Gjermanisë (BND), Bruno Kahl dhe kreu i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), Thomas Haldenëang i bënë deklaratat në parlamentin gjerman.

Shefi i BfV tha se lufta në Ukrainë ka “ndryshuar rregullat e lojës” në të gjitha fushat e politikës dhe përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Gjermanisë. Haldenëang tha se 40 spiunë rusë u dëbuan nga Gjermania në prill, “por kjo nuk është e gjitha”.

Siç pretendon kreu i Bfv “niveli operacional i shërbimeve të inteligjencës ruse në Gjermani është ulur”, dhe Bfv ka përpunuar skenarë për mundësinë që shërbimet e inteligjencës ruse të organizojnë atentate politike në tokën gjermane.

Kahl paralajmëroi parlamentin gjerman se Putini mund të përdorë “armë bërthamore nën-strategjike”. Sipas mendimit të kreut të BND, qeveria ruse mund të përpiqet të imponojë paqen në Ukrainë me kushte të pafavorshme. Nga pala ruse nuk ka asnjë shenjë kompromisi, thotë ai.

BND nuk ka prova që të tregojnë se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore, sqaron revista Spiegel.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit