-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurth dhe litarin në fyt! A ke “gisht” në vrasjen e të dashurit? Tina shpërthen në lot

Kryesoret

Gjykata e Korçës vendosi sot që të pranojë kërkesën e prokurorit duke lënë në burg Martina Pajollarin, e cila akuzohet se ka “gisht” në vrasjen e Martin Çeços, i cili u gjet pajetë 5 muaj më parë në rezervuar, pasi u mbyt me litar.

E heshtur. E nxirë në fytyrë dhe me katër policë mbi kokë, vajza u shfaq e tronditur. Ajo u arrestua pasi konfirmoi para policisë se ka qenë e pranishme në vendin e krimit.

Por në gjykatë Martina Pajollari është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen madje ka shkuar më tej kur tha se gjithçka ka thënë para grupit të hetimit e ka bërë nën presionin e policisë.

Sapo doli nga ambientet e Gjykatës së Korçës, Martina Pajollari, ka shpërthyer në lot, kur gazetarët e pyetën nëse i pranon akuzat.

Nëna e Tina Pajollarit bëri apel që vajza e saj të lirohet sa më shpejt, duke theksuar se edhe tre djemtë e akuzuar nuk kanë lidhje në vrasjen e Martinit.

Nga hetimet prokuroria ka krijuar dyshime të forta se vajza e ka nxjerrë në pritë 26-vjeçarin, natën kur u ekzekutua disa kilometra pranë fshatit, tek një rezervuar, ku u inskenua dhe vetëvrasja e Martin Çeços.

Ishte Martina Pajollari e cila u pyet e para në Polici dhe tregoi se vrasjen e kreu Valter Mollaj i mbështetur nga Edlir Mollaj dhe i shoqëruar nga bariu i tij Blenti Angjo.

Valter Mollaj dyshohet se kishte lidhje jashtëmartesore me 18-vjeçaren dhe ishte bërë xheloz për komunikimet mes kësaj të fundit dhe viktimës në rrjetet sociale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit