-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Franca bëhet gati për protesta! “Dridhet” Macron

Kryesoret

Të dielën pasdite, mijëra demonstrues u mblodhën në Place de la Nation në verilindje të Parisit, duke mbajtur në duar tabela ku shkruhej “Stop evazionit fiskal” dhe “Unë dua një rritje page 52% si CEO i Total”.

Protestuesit shpresuan se marshimi kundër rritjes së kostove të jetesës dhe mosveprimit të qeverisë ndaj ndryshimeve klimatike do të shënojë fillimin e një lëvizjeje proteste mbarëkombëtare.

Edhe disa analistë mendojnë se protesta mund të jetë fillimi i diçkaje shumë më të madhe dhe më të gjerë.

Sindikatat nuk u bashkuan me protestën zyrtarisht marshimit, megjithëse turma përfshinte disa nga anëtarët e sindikatës.

Ish-kandidati presidencial i LFI-së, Jean-Luc Mélenchon ishte në krye dhe në qendër mes protestuesve. Ai u tha gazetarëve se marshimi ishte dita e parë e një cikli protestash.

“Do të keni një javë si asnjë tjetër – do të jetë kombinimi i të gjitha forcave,” tha ai.

Mélenchon-i foli për një grevë të planifikuar për këtë të martë. Do të marrin pjesë sindikatat e mësuesve, punonjësve të sektorit të energjisë dhe punonjësve të SNCF dhe RATP.

Kjo lëvizje vjen pas javësh grevash në shumicën e rafinerive franceze, të cilat çuan në çmime më të larta të karburantit dhe mungesa. Punonjësit kërkojnë paga më të larta dhe kushte më të mira pune.

Qeveria tani ka frikë se ky marsh, si dhe dita tjetër e grevës, mund të jetë fillimi i një lëvizjeje proteste.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit