-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajçak pas takimit me Vuçiç-in: Na duhen zgjidhje të menjëhershme

Kryesoret

Me 31 tetor skadon afati që kishte dhënë Qeveria e Kosovës për zëvendësimin e tabelave të veturave nga ato që prodhohen në Serbi me iniciale të qyteteve e që në Kosovë janë ilegale, në ato RKS, akronim për Republika e Kosovës.

Por, një zgjidhje se si do të vazhdohet tutje nuk është gjetur akoma. Qeveria zotohet në planin për të kthyer në legalitet veturat, derisa komuniteti serb refuzon t’i zëvendësojë ato.

Prandaj, “na duhet një zgjidhje urgjente” ka shkruar i angazhuari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, në një cicërim në Twitter, pas takimit që pati me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

“Në Beograd kam vazhduar bisedimet e hapura dhe serioze në rrugën përpara drejt normalizimit të raporteve. Energjia dhe tabelat e veturave ishin të parat në agjendë pasi zgjidhjet nevojiten urgjentisht”, shkroi Lajçak.

Ai mesazhe të njëjta ka pasur edhe pas takimit që pati javën e kaluar me kryeministrin kosovar, Albin Kurti.

BE ka hallin se me ngecjen në marrëveshjen për energjinë elektrike, meqë Elektroseveri s’respektoi afatet dhe afrimin e 31 tetorit tash, tensionet mund të rriten sërish.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit