-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bojkot dhe protestë! Lëvizja Studentore bashkohet me pedagogët: Qeveria na harroi

Kryesoret

Lëvizja Studentore është pro dhe në mbështetje të bojkotit dhe protestës së pedagogëve që kërkojnë rritje page. Njëra prej përfaqësueseve u shpreh se duhej një organizim më i plotë mes studentëve dhe pedagogëve për t’i bërë presionin e duhur qeverisë.

“Ne nuk jemi kundër bojkotit, por mendojmë që vetë pedagogët, është shumë e drejtë, por kanë harruar që duke u rritur paga e tyre na rriten edhe tarifat tona. Ata duhet të kishin kërkesa edhe për studentët. Sot jemi vetëm për studentët.

Organizimi duhet të jetë mes studentëve dhe pedagogëve. Po u rritën vetëm pagat e tyre, i bie që të preken studentët. Këtë herë duhet të kishin bërë kërkesë më të plotë, duhej organizim mes nesh dhe atyre.

Ne u kemi kërkuar edhe atyre të bashkohem, por po dalin vetëm për rrogat e tyre. Kjo kërkon organizim në të gjitha fakultetet për të kuptuar drejt kërkesat dhe ankesat” tha përfaqësuesja.

Pedagogët kërkojnë rritjen e pagave me 30% këtë vit dhe 20% vitin tjetër. Por qeveria ka vendosur një rritje vetëm 7%. Rezistenca dhe lufta e nervave vazhdon. Rreth 120 mijë studentë nisën sot vitin e ri akademik 2022-2023, në të dyja ciklet e studimit Bachelor dhe Master.

19 mijë studentë janë ulur për herë të parë në auditore për të ndjekur studimet Bachelor. Universiteti i Tiranës ka numrin më të madh të studentëve nga institucionet publiku, me rreth 27% të totalit. Rritjen më të madhe të regjistrimeve e ka pasur universiteti i mjekësisë i cili për këtë vit rrit kuotat e pranimit në degën mjekësi e përgjithshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit