-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Liberalizimi i vizave për Kosovën, Palokaj: Jemi më afër se kurrë

Kryesoret

Reporteri nga Brukseli, Augustin Palokaj, thotë se është e rëndësishme që asnjë nga shtetet e Bashkimit Evropian nuk u shpreh kundër liberalizimit të vizave. Franca, thotë ai, ka mbështetur liberalizimin por ka propozuar që hyrja në fuqi e liberalizimit të lidhet me një sistem ETIAS.

Ky ishte takimi i parë ku vendet anëtare paraqiten vendimet e tyre. Tash po vazhdojnë konsultimet në vendet anëtare. Do të ketë edhe një takim tjetër më 9 nëntor me të njëjtin grup punues. Këtu do të ketë një përpjekje për të parë a do të lëvizet në një hap tjetër. Kemi të bëjmë me një sfidë apo test. As më datën 9 nëntor nuk do të vendoset diçka. Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë që të ketë interesim për takimin e një grupi punues prandaj edhe presidenca çeke doli me njoftim. Në kushte të zakonshme nuk do të kishte. Përkundër gjithë zhgënjimit që është krijuar momentalisht, procesi i liberalizimit të vizave kurrë nuk ka qenë më afër. Ky është fillimi i fundit të procesit”, ka thënë ai në emisionin “Sot” të KTV-së.

Palokaj shpjegon se ETIAS-i është një sistem që në kompjuter mund të regjistrohen të dhënat dhe paralajmërohet që pa viza do të udhëtoni në vendet evropiane. Ky sistem pritet të funksionalizohet në fund të vitit 2023.

Ai ka thënë se edhe nëse liberalizohen vizat, mosfunksionimi i këtij sistemi do ta shtynte këtë proces.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit