-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ku është fshehur? Gjykata lë në burg mikun e Talo Çelës, shpëton shoku

Kryesoret

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg Aqif Bezatin, i arrestuar disa ditë më parë nga policia pasi në banesën e tij u gjetën armë, municione drogë e shuma të konsiderueshme parash.

Në pranga përfundoi dhe Veli Deliu 54 vjeç, mik i 60-vjeçarit, që gjithashtu iu gjetën armë e municione në banesë, por ai është liruar në arrest shtëpie.

Ishte pikërisht Aqif Bezati që u mbajt në vëzhgim nga blutë e Elbasanit, të cilët gjatë hetimit kanë mësuar se 60-vjeçari në banesë mbante sende të jashtëligjshme.

Bezati është lidhje shoqërore e Talo Çelës, person ky i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare.

Nga hetimet ka rezultuar se 60-vjeçari nga fshati Dëshiran i Belshit ishte i përfshirë në veprimtarinë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Krahas armëve, municioneve dhe shumave të konsiderueshme të parave,  gjatë kontrollit të banesës së Aqif Bezatit policia gjeti dhe 75 bimë të thata opiumi që shihni në këto pamje. Kjo bimë është tejet e veçantë pasi nga përpunimi i saj prodhohet heroina.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit