-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkoi me vonesë në sfilatë, Louis Vuitton nuk toleron Naomi Campbell

Kryesoret

Ajo mund të jetë një nga modelet më të famshme në planet, por kjo nuk do të thotë se do të trajtohej ndryshe. Dhe duket se asaj ia “zunë” vendin në sfilatën e modës në Paris për shkak se nuk mbërriti në kohë.

Pavarësisht se shfaqja e Louis Vuitton në Louvre filloi me 45 minuta vonesë, Naomi Campbell u hoq nga vendi i saj kur mbërriti 15 minuta më vonë.

Por, në vend që të sulmonte, 52-vjeçarja, e cila i njeh mirë “rregullat” e Javës së Modës pas karrierës së saj të gjatë në pasarelë, e ka ndjekur me durim spektaklin në prapaskenë

Shfaqja u ndoq nga disa të famshëm, duke përfshirë këngëtaren Janet Jackson dhe stilistin e këpucëve Christian Louboutin,  ku të gjithë qeshën dhe bënin shaka për incidentin. Kjo nuk është hera e parë që Naomi vonohet në takimet e saj.

 Aktorja Joanna Lumley kujtoi një herë se si modelja u qortua që u kthye tre orë me vonesë për një rol në sitcom Absolutely Fabulous.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit