-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë ke, pse po e kruan? Redjan Rraja, dentisti i skenave të bujshme

Kryesoret

Ditën e djeshme SPAK i kërkoi Gjykatës që konfiskonte pasurinë e Redjan Rrajës, i arrestuar dhe akuzuar për atentatin kundër prokurorit Arjan Ndoja në 1 nëntor të 2019-ës.

Redjan Rraja nuk është një emër i panjohur për policinë dhe publikun. Mjek stomatolog me një klinikë dentare në qendër të Fushë-Krujës, emri i tij doli edhe disa herë në media në dy ngjarje të bujshme para se të arrestohej për rastin e prokurorit.

Në rastin e Xhisiela Malokut, ai përmendet nga ish-oficeri i Policisë, Emiljano Nuhu si një prej personave që e kanë kërcënuar, ndërsa rasti tjetër është ekzekutimi i bujshëm në mes të ish-Bllokut i Elton Çiços.

Sipas dosjes hetimore për këtë rast, më 30 korrik 2018, Emiljano Nuhu denoncoi se është kërcënuar nga Redjan Rraja.

Biseda sipas denoncimit të bërë asokohe nga Emiljano Nuhu:

Jam Redjan Rraja. Ti ishe sot që more në pyetje Xhisiela Malokun?

Emiljano Nuhu: Po unë isha.

Redjan Rraja: Çfarë ke me ne që po krruan kurrizin?

Emiljano Nuhu: Nuk kam asgjë po bëj punën e shtetit.

Redjan Rraja: Ku je të vij të të takoj pak nga afër.

Në rastin tjetër, Rraja u dënua 8 muaj burg për vrasjen e bujshme të Elton Çiços në 2016 në një lokal në zonën e ish-Bllokut.

Rraja ndodhej në të njëjtën tavolinë me Elton Çiçon, me të cilin kishte lidhje miqësore.

Pas vrasjes së Çiços, Redjan Rraja shihet nga pamjet filmike të kamerave të lokalit teksa merr me shpejtësi telefonin dhe armën e viktimës, duke i fshehur ato.

Për këtë, 34-vjeçari u akuzua për “pengim të hetimit” dhe më pas dënua me 8 muaj burgim.

Gjatë periudhës së burgut mori nofkën “Dentisti” për shkak të profesionit. Dosja e tretë kundër tij është në hetim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit