Policia e Tiranës ka arrestuar Sokol Ponarin 34 vjeç pasi u kap në flagrancë duke transportuar 5 emigrantë. Gjithashtu u proceduan penalisht edhe këta të fundit.
Në njoftimin e policisë thuhet se 34-vjeçari është kapur në flagrancë, në rrugën “Princ Vidi”, duke transportuar me një automjet, 5 emigrantë, të cilëve kundrejt shpërblimit monetar, iu kishte premtuar transportimin nga Tirana në drejtim të veriut të Shqipërisë, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshe.