-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Miqësorja me Arabinë, Reja “me sytë” nga Superiorja/ Ja emrat që priten të thirren

Kryesoret

Miqësorja e Kombëtares shqiptare ndaj Arabisë Saudite do të luhet kryesisht me futbollistë nga Kategoria Superiore. Duket se sfida në Abu Dabi do të përballohet me lojtarë që vijnë kryesisht nga skuadrat kryesore në Superiore.

Këto ditë, FSHF-ja ka shpërndarë ftesat për disa prej këtyre lojtarëve, të cilat do të konfirmohen më datë 20 tetor kur të bëhet publike lista. Për momentin ka shumë emra të përzgjedhur apo të vendosur në listë pritjeje, për të shmangur të papritura dëmtimesh apo në rastin kur ndonjë prej emrave që luajnë jashtë, arrin të shkëputen nga klubet, meqë data e kësaj ndeshjeje është jashtë kalendarit ndërkombëtar të FIFA-s.

Për momentin në listën e Rejas janë emrat e futbollistëve Ardit Deliu, Sherif Kallaku dhe Redon Xhixha të Tiranës. Eneo Bitri, Andi Hadroj, Arinaldo Rrapaj dhe Xhuliano Skuka janë emrat e përzgjedhur nga Partizani. Rudolf Turkaj është emri i pikasur nga Reja dhe stafi i tij te Laçi, ndërsa Erdenis Gurishta, Esin Hakaj dhe Esat Mala janë tre emra nga radhët e Vllaznisë që pritet të veshin fanellën kuqezi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit