Një 40-vjeçare është gjetur nga patrulla e policës në një nga lagjet e Durrësit. Uniformat blu kanë njoftuar se gruaja nuk mban mend as emër dhe as adresën e saj ndaj i ka kërkuar familjarëve të shkojnë ta marrin në komisariat.
“Kjo shtetase është e moshës rreth 40 vjeçe, e gjatë rreth 1.60 cm dhe mban të veshura xhup të zi dhe xhinse.
Familjarët ose të njohurit e kësaj shtetaseje mund të paraqiten në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës ose të telefonojnë në numrin 112,” ka njoftuar policia.