-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Portugalia premton mbështetje për liberalizimin e vizave dhe anëtarësim e Kosovës në BE

Kryesoret

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Portugalisë, Sergio Sousa Pinto, ka thënë se vendi i tij do ta përkrah Kosovën për liberalizmin e vizave sa i përket liberalizmit të vizave dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Pinto ka shtuar se e ardhmja e Kosovës është në BE.

“Jemi këtu për të treguar mbështetjen tonë. Ne do ta mbështesim Kosovën, ngase kemi një lidhej emocionale me juve, numër i madh i forcave të Portugalisë janë prezentë në Kosovë. Do të ju mbështesim për liberalizimin e vizave dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian. E ardhmja e Kosovës është në union dhe do ta keni gjithë mbështetjen tonë diplomatike”, ka thënë Sergio Sousa Pinto në konferencën e sotme për medie, pas takimit me deputetët kosovarë, që janë pjesë e Komisionit për Punë të Jashtme.

Ndërkaq, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtëm në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se kanë kërkuar nga Portugalia edhe përkrahje për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Sot biseduam për marrëdhëniet bilaterale për prioritet e Kosovës në politikën e jashtme që janë liberalizimi i vizave, anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe anëtarësimi në NATO. Kërkuam që Portugalia të na përkrahë në këtë rrugëtim. Duke qenë se Portugalia ka marrëdhënie me shumë shtete të botës kërkuam përkrahje për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga këto shtete”, ka thënë Abazi./Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit