-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritet gjoba për mospagimin në kohë të tatim fitimit, bëhet progresive!

Kryesoret

Në paketën fiskale 2023, gjoba për mospagimin e tatim-fitimit në kohë do të bëhet progresive. Aktualisht gjoba për mospagimin në afat të kësteve të tatimit mbi fitimin është në masën 10% të tatimit të papaguar.

Ministria e Financave arsyeton se, duke qenë se masa e kësaj gjobe është e njëjtë pavarësisht vonesës në pagesë të këstit, pra e njëjta gjobë paguhet si për 1 ditë vonesë, ashtu dhe kur nuk e paguan fare, propozohet rishikimi i këtij dënimi dhe përcaktimi në bazë të ditëve të vonuara të pagesës së këstit të tatim fitimit, por jo më shumë se 365 ditë, me qëllim nxitjen e tatimpaguesve për pagesën sa më parë të detyrimit.

Ndryshimet në paketën fiskale 2023 përcaktojnë se “Mospagimi në afat i kësteve paraprake të tatimit mbi fitimin korporativ dhe tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi dhe vetëpunësimi, sipas ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, dënohet me gjobë, në masën 10 për qind të shumës së këstit për t’u paguar plus kamatëvonesën e llogaritur për ditët e vonuara, por jo më shumë se 365 ditë.

Paketa fiskale 2023 riktheu filozofinë e rritjes së penaliteteve, pasi një pjesë e mirë e ndryshimeve përfshijnë dyfishimin e penaliteteve ndaj evazorëve. Paketa e re fiskale gjithashtu rritin penalitetet për tatimpaguesit entitete për mosdeklarim të punonjësve dhe fshehje të pagës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit