Sot gjykata e Apelit do të japë vendimin për deputetin e PD-së, Ervin Salianji.
Shkalla e parë e dënoi me një vit burg për dosjen “Babale” me akuzën e kallëzimit të rremë.
Nëse sot Gjykata e Apelit do të konfirmojë vendimin, deputeti Salianji rrezikon burgun dhe prangat do i vendosen në sallën e gjyqit, gjithmonë nëse dënimi nuk konvertohet në shërbim prove.
Por përse u dënua Salianji?
Deputeti dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e kallëzimit të rremë lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj në trafikun e drogës.
Tre janë rrugët; dënim me burg, i konvertuar në shërbim prove ose i pafajshëm.