-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria i bën ‘diss’ protestave, nxjerr vendimin me tabelat e shtesave mbi pagë për pedagogët dhe personelin akademik

Kryesoret

Qeveria ka publikuar tabelën e pagave të rritura për pedagogët dhe anëtarët e personelit akademik. Sipas kësaj tabele, anëtarët e personelit akademik efektivë, që për nevoja të procesit mësimor, japin orë mësimi mbi normën mësimore vjetore, të miratuar me aktet përkatëse, për çdo orë mësimi, të kryer mbi këtë normë, paguhen:

Kur janë në kategorinë “Profesorë” përfitojnë:

  1. Për  titullin “Profesor”,  1 410 (një  mijë e katërqind e dhjetë) lekë për çdo orë 60- minutëshe;
  2. Për titullin “Profesor i asociuar”, 1 295 (një mijë e dyqind  e nëntëdhjetë e pesë) lekë për çdo orë 60- minutëshe;
  3. Kur janë në kategorinë “Lektorë”, përfitojnë: 940 (nëntëqind e dyzet) lekë për çdo orë 60 minutëshe;
  4. Kur janë në kategorinë “Asistent lektorë”, përfitojnë 705 (shtatëqind e pesë) lekë për çdo orë 60-minutëshe”.

Përballimi i efekteve financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, është që për nivelet e pagave sipas kufirit minimal efektet financiare përballohen për vitin 2022 nga fondet e paketës së rezistencës sociale ndaj  pasojave të krizës, ndërsa për vitin 2023 e në vijim nga fondet  grant për institucionet publike të arsimit të lartë.

Për çdo nivel page të miratuar mbi kufirin minimal e deri në kufirin maksimal efektet financiare të diferencave midis nivelit të pagës së   miratuar dhe atij minimal përballohen nga të ardhurat e veta të institucioneve publike të arsimit të lartë. Efektet financiare të këtij vendimi fillojnë që nga data 1 tetor 2022.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit