-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U kap në gjumë! Shpëton nga izolimi “koka” e grabitjes së blindave në Rinas

Kryesoret

I dënuar me 17 vite burg për grabitjen e Rinasit gjykata e Posaçme ka vendosur që të lirojë nga izolimi në regjimin “41-bis” Klement Çalën.

Ai njihet si një nga “kokat” e grabitjeve të bujshme, jo vetëm në Rinas, por edhe episode të tjera në Shqipëri dhe Greqi.

Për shkak se mbante kontakte me botën e krimit jashtë, u izolua disa muaj më parë, ndërsa tashmë i është rikthyer burgut në kushte normale.

Klement Çala është nga Elbasani. I arratisur nga burgu i Trikallas në 22 mars 2013, si pjesëtar i grupit prej 11 personash të Marjan Kolës, Klement Çala, u shpall menjëherë në kërkim nga policia greke.

Ai u arrestua në mars të vitit 2020 së bashku me vëllanë Eldi, në gjumë në një vilë në Qerret. Klement Çala u dënua për grabitjen 9 prill 2019 në Rinas.

Në këtë grabitje shuma e marrë ishte 4.6 milion euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit