Viti i ri akademik 2022-2023 në Universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’ të Elbasanit ka nisur me 20 degë të mbyllura.
Sipas të dhënave të marra nga degët përkatëse, rezulton se me më shumë aplikime mbeten degët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, përkatësisht Infermieria e Përgjithshme me 250 regjistrime dhe Infermieri Mami me 160 regjistrime.
Ndërkohë, me nga 100 regjistrime janë Fizioterapia, Imazheria dhe Teknik Laboranti.
Degët që do të mbyllen këtë vit akademik në Universitetin e Elbasanit ‘Aleksandër Xhuvani’ janë përkatësisht:
FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, KU NGA 407 KUOTA JANË REGJISTRUAR 54 STUDENTË:
Degët që mbyllen:
Gjuhë Letërsi 3 Regjistrime
Histori Gjeografi 3
Gjuhë gjermane 1
Gjuhë frënge 0
Gjuhë italiane 0
Gazetari 1
Gazetari dhe Anglisht 3
Gjuhë Shqipe dhe Rome 0
Histori dhe gjuhë gjermane 0
Gjeografi dhe Gjuhë Italiane 0
Operatore Turistike dhe Gjuhë gjermane 4
FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS KU NGA 519 KUOTA JANE REGJISTRUAR 192 STUDENTË:
Degët që mbyllen:
Biologji dhe Kimi 3
Matematikë Fizikë 0
Studime Mjedisore 2
Fizikë Kompjuterike 0
Matematikë dhe Informatikë 0
FAKULTETI I SHKENCAVE TE EDUKIMIT NGA 362 KUOTA JANË REGJITRUAR 195 STUDENTË:
Degët që mbyllen:
Edukim Qytetar 0
Filozofi Sociologji 0
FAKULTETI EKONOMIK NGA 535 KUOTA JANË REGJISTRUAR 111 STUDENTË:
Degët që mbyllen janë:
Ekonomi dhe e Drejta 3