Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar me iniciale A.H pasi u kap duke vënë baste sportive.
Sipas njoftimit të policisë 42-vjeçari u kap në flagrancë, në një lokal, duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.