Policia e Kosovës, të martën ka nisur aksion në Gjakovë kundër fajdexhinjve.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj.
“Krejt çka mund të ju konfirmoj deri me tani është se Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke zhvilluar një aksion lidhur me veprën penale te fajdës”.
Elezaj, ka shtuar se aksioni është duke vazhduar.
I pyetur rreth arrestimeve, ai ka thënë se operacioni është në fazën fillestare prandaj nuk mund të bëhen të ditura informacione shtesë.