Ambasador i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se Gjermania e ka mbështetur Kosovën në liberalizimin e vizave.
Ai shtoi se Ballkani është pjesë e BE-së dhe anëtarësimi i 6 vendeve është prioritet i politikës së jashtme të Gjermanisë.
Në tryezë me temën “Agjenda Evropiane 2022”, organizuar nga Komisioni për Integrim Evropian, tha se duhet të gjendet një zgjidhje e shpejtë për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Për Kosovën Gjermania ka mbështetur reforma në tri fusha strategjike, në qeverisjen e mirë, agjenda e gjelbër dhe punësim”.
“Për integrimin me BE, Gjermani ka mbështetur gjatë gjithë kohës institucionet e Kosovës. Me lejoni të sqaroj edhe një gjë, kancelari gjerman ka thënë se Ballkani është pjesë e BE-së dhe anëtarësimi i këtyre 6 vendeve është prioritet i politikës së jashtme të Gjermanisë.https://zeri.info/inarticle.html
Për liberalizimin e vizave na duhet një zgjidhje e shpejtë këtu, e ardhmja e Kosovës është te BE-ja”, tha ai.