-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia hyri nga dera, Talo doli nga dritarja? Si u arratis vrasësi

Kryesoret

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një hetim për një efektiv policie të stacionit të Cerrikut në Elbasan që dyshohet se ka dekonspiruar operacionin për arrestimin e Talo Çelës.

Gjithashtu, përpara se të arrinte FNSH, ai ka shkuar në shtëpinë ku u gjet armatimi dhe ka marrë një çantë me 100 mijë paund.

Por ende nga asnjë institucion, as policia dhe as AMP nuk ka dhënë asnjë informacion lidhur me atë që ndodhi dhe dyshimet e krijuara.

Gjykata e Elbasanit dje vendosi të mbajë në burg Aqif Bezatin, në banesën e të cilit në fshatin Dëshiran të Belshit u zbuluan një arsenal armësh, municione dhe lëndë narkotike.

60 vjecari mbahej nën përgjim prej një muaji nga prokuroria e Elbasanit pasi dyshohej se në pronat e tij fshihej Talo Çela. Por kur blutë ndërhynë, nuk e gjetën të shumëkërkuarit të drejtësisë, por zbuluan veprimtarinë kriminale me të cilën merrej Aqif Bezati.

Operacioni “Deshiran” vijoi me tej në banesën Veli Deliut, me lidhje shoqërore me 60 vjeçarin Bezati, të cilit iu gjet një armë gjahu pa leje. Gjykata e Elbasanit vendosi që hetimi për 55 vjecarin Deliu të vijojë me masën e sigurisë arrest shtëpie.

Talo Çela, prej disa kohësh është në krye të listës së të kërkuarve të drejtësisë, pas dëshmive të të penduarit Nuredin Dumani.

Ai akuzohet për disa ngjarje të rënda kriminale, mes të cilave grabitja e parave në aeroportin e Rinasit dhe vrasje. Policia ka dyshime se banesa në Bezatit ka qenë një nga vendet ku Çela fshihej dhe operacioni mund të jetë i dekonspiruar nga brenda policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit