Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas kërkesë së Çekisë për të rikthyer vizat me Shqipërinë.
Përmes një postimi në Facebook, Blushi është shprehur se shkaku i vetëm është keqqeverisja e Edi Ramës, që po vë seriozisht në rrezik lëvizjen e lirë të qytetarëve.
“Shqiptarët nuk e meritojnë të rikthehen në kohën kur dëshpërimisht qëndronin para dyerve të ambasadave në pritje të vizave, për faj të Edi Ramës, hajdutërisë dhe inkriminimit të oborrit të tij në Qeveri.
Çdo ditë e Edi Ramës në pushtet do të ketë pasoja kërcënuese për lirinë, të drejtat dhe lëvizjen e qytetarëve.
Shporrja e tij është një mision patriotik!” u shpreh Blushi.