Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk do të konkurrojnë në Eurovizionin e vitit të ardhshëm për shkak të kostove të papërballueshme për pjesëmarrjen.
Disa vendeve u është kërkuar të paguajnë më shumë, pasi Rusia, e cila është një kontribuese e madhe financiar, u përjashtua nga konkursi i këtij viti pasi pushtoi Ukrainën.
“Përveç kostove të konsiderueshme të tarifave të regjistrimit, si dhe kostos së qëndrimit në Britaninë e Madhe, ne u përballëm edhe me mungesë interesi nga sponsorët, ndaj vendosëm t’i drejtojmë burimet ekzistuese për financimin e projekteve kombëtare aktuale dhe të planifikuara” tha transmetuesi publik i Malit të Zi RTCG.
MRT në një deklaratë tha se “rritja e tarifës së regjistrimit për pjesëmarrje”, si dhe kriza energjetike në Maqedoninë e Veriut i detyroi ata të marrin vendimin. Kostoja totale për të gjithë transmetuesit e përfshirë për të hyrë zakonisht shkon deri në rreth 5 milionë paund, por saktësisht se sa paguan secili pjesëmarrës nuk bëhet publike.
Kuptohet që disa vende të tjera mund të tërhiqen si rezultat i kostos shtesë. Midis 8 dhe 17 milionë paund pritet të paguhet nga BBC për të organizuar festivalin, në emër të Ukrainës, në Liverpool në maj 2023.