-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jemi policia”! Dëshmia e autorit për vrasjen e dyfishtë: Shënjestra ishte tjetër

Kryesoret

Sot gjykata e Kurbinit dënoi me burgim të përjetshëm Eduard Lamajn dhe me 33 vite Ilir Likën. Të dy akuzohen për vrasjet e biznesmenit Bujar Lika dhe Paulin Gjergjit në 30 Maj 2020 në zonën e Mamurrasit. Lika ishte mik i ngushtë i Ervis Martinajt.

Përse u vranë?

Dyshohet se 4 autorët kanë pasur si qëllim grabitjen e biznesmenit Paulin Gjergji, ngjarje që përfundoi më pas në përdorimin e armës, duke qenë se edhe Bujar Lika ka qenë i armatosur.

Dëshmia e organizatorit

Eduart Lamaj që pas vrasjes u kap në një spital privat në Tiranë ku po mjekohej dhe që u dënua përjetë është shprehur se u ka kërkuar ndihmë tre shokëve të tij për realizimin e planit, por objektiv sipas tij ishte Ilirjan Allamani, i cili në ato momente nuk ka qenë në ambientet e lokalit, por me të kishte konflikte të hershme që në Itali për drogë, ky ku i fundit nuk i jepte borxhin.

Më 30 maj, në orën 08.30 kam qenë në shtëpinë time, në lagjen nr.4 në Laç. Kam marrë në telefon një shokun tim të quajtur Klaudjo (identifikuar me vonë si Klaudjo Pepkolaj) dhe Olsi Vlashin, për t’u takuar.

Në vendin ku lamë takimin erdhi dhe një shok tjetër, që ka shtëpinë afër nesh, Ilir Lika. Të katërt hipëm në automjetin tim, Golf 5, me ngjyrë të zezë, që e kam regjistruar në emër të Klaudios dhe bëmë një xhiro.

Më pas, më dërguan në shtëpi, ku mora dy kapuça, material leshi dhe përgatita jelekët me mbishkrimin ‘Policia’. Iu kërkova të shkonim tek lokali i shtetasit Arjan Allamani e t’i largonim klientët e t’i shkatërronim lokalin. Me Allamanin kisha konflikt që në 2007, në Itali, pasi Allamani më vodhi 3000-4000 euro.

Jam futur brenda dhe kam kërkuar me sy kamerierin. Në atë moment kam dëgjuar të shtëna me armë zjarri në drejtimin tim. Tentova të largohem, por isha plagosur në këmbën e majtë. Kam rënë përtokë dhe kam qëlluar me armën që kisha me vete.

Nuk kam qëlluar gjatë kohës që isha në këmbë, vetëm në momentin kur u rrëzova. Nuk kam parë nëse kishte persona në lokal, por vetëm flakët e shkrepjes se një arme zjarri. Pasi mbaruan krismat, kam kërkuar ndihmë pasi nuk lëvizja dot. Në atë moment erdhi Ilir Lika.

Pasi shkova në shtëpi, familjarëve të mi iu thashë se jam vetëplagosur me armë zjarri dhe iu kërkova të mos më çonin në spital pasi mund të përfundoja në burg.

Iu kërkova të m’i digjnin rrobat dhe që në atë moment kam qëndruar vetëm në shtëpi. Në darkë kam parë në televizor se në lokalin ku ndodhi ngjarja ishin vrarë dy persona” deklaroi asokohe, kur u arrestua Eduart Lamaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit