-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova dhe Serbia do të përballen sot në Këshillin e Sigurimit

Kryesoret

Kosova dhe Serbia do të përballen sot në Këshillin e Sigurimit. Në këtë seancë do të shqyrtohet raporti i rregullt 6 mujor i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

Kosovën në këtë takim do ta përfaqësojë zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Këtë e ka konfirmuar shefi i stafit të Gërvallës, Sharr Jakupi, i cili ka thënë se Gërvalla tashmë ka udhëtuar në New York, për takimin e radhës të Këshillit të Sigurimit.

Në raportin e rregullt gjashtëmujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për Kosovën, i cili do të prezantohet më 18 tetor në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, thuhet se retorika e shtuar mes Beogradit dhe Prishtinës dhe përshkallëzimi i tensioneve në terren pati ndikim në progresin në normalizimin e marrëdhënieve në periudhën nga 16 marsi deri më 15 shtator 2022.

Siç thuhet në raportin e publikuar në faqen e OKB-së, të dyja palët debatuan më së shumti për votimin për Kosovën gjatë zgjedhjeve në Serbi, çështjen e lirisë së lëvizjes dhe zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme për çështjet energjetike dhe Asociacionin e Komunave Serbe.

“Tensionet dhe retorika e nxehtë gjatë periudhës së mbuluar nga ky raport përshkruajnë situatën e brishtë në terren.

Ngjarjet e 31 korrikut në veri të Kosovës, si reagim ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës lidhur me lirinë e lëvizjes, ishin një përshkallëzim serioz, i cili e solli situatën në prag të ballafaqimit me pasoja potencialisht tragjike”, thuhet në raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit