-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blinken: Kina po planifikon të bashkohet me Tajvanin

Kryesoret

Lufta Ukrainë-Rusi, ka përhapur vatra konflikti në shumë vende të botës. Kina dhe Tajvani prej kohësh janë në konflikt.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken përdorimin e dronëve e ka parë si shenjë dëshpërimi nga rusët.

Ndër të tjera Bliken është shprehur se Kina është duke çuar përpara synimet për bashkim me Tajvanin, ndërsa Pekini ka vendosur që status quo-ja nuk është më e pranueshme.

Në një fjalim të mbajtur të dielën në Kongresin e Partisë Komuniste në Pekin, presidenti kinez, Xi Jinping, ka thënë se nuk heq dorë nga mundësia e përdorimit të forcës.

“Ne do të vazhdojmë përpjekjet për bashkim paqësor, mirëpo ne nuk do të premtojnë kurrë heqjen dorë nga përdorimi i forcës”, ka thënë ai.

Tajvani është pika kryesore e përplasjes midis SHBA-së dhe Kinës. Tensionet në rajon kanë mbetur të rritura që kur kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi vizitoi ishullin në gusht, duke e shtyrë Kinën të zhvillojë stërvitje ushtarake dhe të lëshojë raketa në ujërat përreth Tajvanit.

Në fjalët e tij të hënën, të cilat erdhën në një bisedë me ish-sekretaren e shtetit Condoleezza Rice, Blinken përsëriti kritikat ndaj Kinës nën udhëheqjen e Xi, duke thënë se vendi ishte “më represiv brenda” dhe “më agresiv jashtë vendit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit