-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kundërsulmi/ Rama kërcënon pedagogët: S’e “ha” unë këtë! Do u kontrolloj pasurinë

Kryesoret

Në momentin që pedagogët kanë bojkotuar dy ditët e para të vitit të ri akademik me protestë për rritjen e pagave, qeveria ka njoftuar aksionin e fundit.

Kryeministri Edi Rama tha sot se do të kontrollohet cdo universitet privat dhe publik për cilësinë, standardin dhe mbi të gjitha lista e pagave.

Kjo e fundit duket se ka qenë arsyeja e nisjes së këtij aksioni duke u “hedhur” në kundërsulm ndaj pedagogëve që kërkojnë rritje page.

Do të bëjmë një vlerësim të thellë dhe ligjor të të gjitha universiteteve, publike dhe private për të parë deri në fund konformitetin me ligjin jo si një gjë teknike por si një esencë në funksion të performancës.

Sa pedagogë kemi ne që…e kuptoj që për shkak të një page që nuk është plotësisht e kënaqshme, shkojnë në universitete private dhe aty tjetër deklarohet dhe tjetër merret. Ky është fakt. Nuk mund ta pranojmë të kemi pedagogë të regjistruar sikur punojnë fason se nuk e ha njeri.

Dakord është një periudhë kohe, por këtë nuk e ha njeri. Nëse ka mos përputhje mes pagës së deklaruar dhe pagës së marrë duhet ta deklarojnë sepse procesi do të shkojë në kontrollin e pasurisë. Sikur e bën e gjithë bota. Dhe realiteti i vërtetë i pagës është ndryshe” tha Edi Rama.

Edhe ministrja Evis Kushi tha se pas rankimit do të ketë një kontroll të të gjitha universiteteve publike dhe private për ligjshmërinë. “Rankimi do të bëhet nga një grup pune me ekspertë, përfaqësues nga universitetet dhe bordi i akreditimit për të përcaktuar cilët do të jenë treguesit” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit