-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush e mbyti të dashurin me litar? Burri i Tinës: E futën brenda, më tha merr avokat

Kryesoret

Tina Pajollari është arrestuar nga policia më 14 Tetor me urdhër të prokurorisë si e dyshuar për përfshirje në vrasjen e Martin Çeços 26 vjeç, trupi i të cilit u gjet i hedhur në rezervuarin e fshatit Kolanec në Maliq më 16 Qershor 2022.

Vetëm dy javë përpara se të arrestohej, Tina Pajollari ishte fejuar me një djalë nga Vlora. Ai është Artion Ferraj, i cili ka folur në një intervistë për emisionin Uniko.

Artioni tregon nëse do të vazhdojë ta mbështesë Tinën edhe tashmë që ajo është arrestuar si e dyshuar. Ai këmbëngul se Tina është e pafajshme në këtë histori dhe nuk ka patur asnjë kontakt me Martin Çeçon.

Artion shprehet se do t’i qëndrojë në krah të fejuarës së tij dhe familjes së saj përsa kohë të besojë se Tina Pajollari është e pafajshme.

Artion Ferraj gjithashtu pohon me bindje se mes Tina Pajollarit dhe Valter Mollajt nuk ka patur një lidhje dashurie, sikurse po thuhet deri më tani nga hetimet e policisë dhe prokurorisë. Ai pranon se Valter Mollajn e njeh edhe vetë.

Artion Ferraj tregon edhe bisedën e fundit përpara se të arrestonin Tinën. “Nusja ishte në Vlorë. Mori në telefon më tha mua më kanë kërkuar nesër andej. I thashë unë nesër nuk vete dot, pasnesër hajde lart ti i thashë, unë do dal në Korçë. Në rregull.

Dola unë e prita te terminali dhe e kam çuar te prokuroria, atje e çova. Prit këtu më tha mua se pak punë kemi dhe do dal tha. Mirë i thashë unë. Pritëm deri në orën 16:30. Doli ajo, doli Tina, e futën në makinë, do e çojmë në policia më thanë mua.

Edhe pastaj më tha kjo ka bërë një vrasje me paramendim. Duhet të zësh avokat më tha, ta zëjë shteti apo do ta zësh ti, më tha mua? I thashë unë do llafosem me familjarët dhe pastaj do të them. Jo, merre në telefon më tha mua, edhe kaq” tha ai.

Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Bledi Angjo janë 3 të arrestuarit e tjerë si të dyshuar në vrasjen me mbytje të Martin Çeços dhe që trupin ia hodhën më pas në rezervuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit