Gjykata e Lushnjës, ka dënuar katër ish-punonjës të IMTV-së në Bashkinë e Lushnjës, për shpërdorim detyre.
Konkretisht për shtetasit: I. B 62 vjeç, Xh. Z 60 vjeç, K. S 63 vjeç dhe Gj. M 66 vjeç, të katërt banues në Lushnjë. Gjykata ka caktuar masat “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik“ dhe “Detyrimi për t’u paraqitur“, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Ky vendim erdhi pasi këta shtetas, gjatë viteve 2021 dhe 2022, duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar ndërtimin pa lejet përkatëse, të 29 objekteve në territorin e bashkisë Lushnjë, kryesisht banesa dhe biznese, si dhe nuk kanë marrë masa për ndëshkimin administrativ të shtetasve që kanë ndërtuar pa leje.