-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama injoron bojkotin dhe protestën e pedagogëve

Kryesoret

Qeveria ka injoruar totalisht protestën e pedagogëve. Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Rektorët për të diskutuar mbi procesin e rankimit. Edi Rama nuk tha asnjë fjalë për bojkotin dhe protestën. Ai e vendosi fokusin te rankimi, reforma dhe bashkimi për të thithur më shumë fonde, por jo te pagat.

“Ne nuk kemi të ardhme tjetër veç krijimit të sinergjive dhe çeljes së universiteteve evropiane në universitetet tona.

Për tu kthyer te tema, është e dukshme që reformimi si rezultat i arsimit të lartë po sjell një impakt në metodat e mësimdhënies, menaxhimit dhe mundësive të reja.

Për mua dhe këtu dhe në çdo drejtim tjetër Shqipëria është në të njëjtin pozicion, dita me natën nga ku jemi nisur dhe nata me ditën nga ku do të shkojmë.

Pavarësisht se duhet akoma më shumë shfrytëzimi i autonomisë, çështja që shtrohet sot është që pavarësisht përparimit real dhe konkret.

Pikërisht pse raporti ynë me të ardhmen është i zhdrejtë, renditja e Universiteteve të vendit në hartën globale dhe pas një kohe shumë të gjatë pas reformës është e papranueshme” tha ai.

Kërkesat e pedagogëve

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor

-Rivendosja e shtesave mbi pagë

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit