Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka shprehur edhe njëherë pëlqimin e saj për Shqipërinë dhe traditat e saj.
Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se veçanërisht pëlqen këngët dhe vallet popullore shqiptare.
Madje, diplomatja amerikane shkruan se udhëton shumë në Shqipëri, ku konsumon kafe ose raki me miqtë e saj.
‘Më lejoni të konfirmoj “lajmin”: Në të vërtetë më pëlqejnë shumë këngët dhe vallet popullore shqiptare. Më pëlqej të konsumoj raki ose kafe me miqtë e mi kudo që shkoj në Shqipëri dhe më pëlqen Shkodra e shumë vende të tjera në tokën e shqiponjave.’, shkruan ambasadorja Kim.