Mister vijon që të jetë zhdukja pa gjurmë e 29 vjecarit Ulvi Skana. Prej 5 muajsh familja nuk ka asnjë lajm prej tij.
As policia, nëse është gjallë apo vdekur. Nëna e të riut tha sot se beson që e kanë rrëmbyer.
Ajo mohoi lidhjen me grupin e Ervis Martinajt, por pranoi që djali kishte njohje me Can Karriqin, i cili ishte miku i “mbretit” të basteve.
Në ditët e fundit, pas insistimit të familjes që doli në media dhe kërkoi veprime konkrete, policia u vendos në lëvizje.
Familja deklaroi sot se në momentin që shkojnë në drejtorinë e policisë, përgjigja që marrin për djalin është “na thonë mirë është”.
Nëse bazohemi te përgjigja e policisë, atëherë fakti është që djali është rrëmbyer dhe po mbahet peng? Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga uniformat blu të Tiranës.
Prokuroria dhe policia dyshohet se kanë arritur të gjurmojnë telefonin e të riut në disa zona të Tiranës dhe të dhëna të tjera duke kryer disa operacione kontrolli.
Por në fund nuk kanë gjetur asgjë. Can Karriqi, mik i Ervis Martinajt u vra në dhjetor të 2021 në zonën e Kamzës.
Pas ngjarjes Ulvi Skana u mor në pyetje dhe u mbajt 12 orë në polici.