-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

NATO bën gati sistemin mbrojtës ajror për Ukrainën

Kryesoret

Në ditët në vijim, NATO do t’i dërgojë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore, tha shefi i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg më 18 tetor.

Deklarata e Stoltenbergut vjen teksa për më shumë se një javë, Ukraina po përballet me sulme ajrore ruse që kanë shkatërruar pothuajse një të tretën e stacioneve të energjisë në vend.

Gjatë një konference të sigurisë në Berlin, Stoltenberg tha se sistemet e mbrojtjes ajrore do t’i ndihmojnë Ukrainës që të mbrojë veten nga sulmet, përfshirë edhe nga sulmet me dronë të prodhimit iranian, që kanë shkaktuar shumë vdekje dhe shkatërrim, qëkur Rusia nisi një valë të re sulmesh në mbarë Ukrainën më 10 tetor.

Stoltenberg tha se përgjigja ndaj sulmeve është që aleatët të rrisin dërgesat e tyre me sisteme të mbrojtjes ajrore.

“Gjëja më e rëndësishme që ne mund të bëjmë është të dërgojmë ato që aleatët tanë kanë premtuar, të përshpejtojmë dërgesat me më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore”, tha shefi i aleancës perëndimore ushtarake./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit