-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Neymar del para gjykatës: Kontratën me Barcelonën e “firmosi” babai

Kryesoret

Neymar u ul dje në bankën e të akuzuarve për herë të parë në lidhje me rastin e kalimit të tij nga Santos te Barcelona në verën e vitit 2013, duke mohuar në dëshminë e tij se ai kishte lidhje me negociatat.

Në veçanti, mesfushori sulmues tani 30-vjeçar akuzohet së bashku me tetë persona të tjerë për falsifikimin e shumave të transferimit të tij atë verë, me Santos që në fund mori një tarifë shumë më të vogël se sa ishte dakorduar dhe braziliani dhe babai i tij korrën një shumë të madhe dhe të paligjshme bonus transferimi.

Megjithatë, Neymar deklaroi injorancë të plotë të akuzave dhe asaj për të cilën akuzohej nga gjykata spanjolle, pasi siç theksoi ai mbeti plotësisht i pa përfshirë gjatë gjithë negociatave dhe ndoqi me besnikëri udhëzimet e babait dhe menaxherit të tij, i cili gjithashtu është i akuzuar në rast.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit