Ministri i Forcave të Armatosura James Heappey është shprehur se nuk është koha e duhur që Britania e Madhe të ndryshojë kryeministre.
Sugjerimet se ka një kandidat për të zëvendësuar Liz Truss që do të bashkonte partinë janë të kot, shtoi ai.
Truss ka këmbëngulur se ajo do t’i udhëheqë konservatorët në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, pavarësisht dështimeve të pësuara së fundmi në fushën ekonomike.
Laburistët po bëjnë thirrje për zgjedhje pavarësisht nga pozicioni i Truss.
Truss kërkoi falje për gabimet që bëri në lidhje me mini-buxhetin fatkeq, prej të cilir u dorëhoq dhe ministri i Ekonomisë.
Të hënën, kancelari Jeremy Hunt anuloi pothuajse të gjitha propozimet për uljen e taksave të paraqitura muajin e kaluar nga ish-kancelari Kwasi Kwarteng.
Kryeministrja kryesoi një mbledhje të kabinetit të martën në mëngjes, ku kancelarja përcaktoi shkallën e shkurtimeve të ardhshme të shpenzimeve të departamenteve.
Kancelarja po këmbëngul që të gjitha departamentet të gjejnë kursime, të cilat mund t’i lënë ministrat e kabinetit të pakënaqur për të parë buxhetet e tyre të shkurtuara. Për disa, mund të jetë edhe një çështje dorëheqjeje.