Pesë të rinj nga 18 deri në 30 vjeç, përfshirë një vajzë, vetëm 18 vjeç, shkaktuan ‘terror’ pasditen e së dielës në një lokal në Rimini.
Mes të përfshirëve në sherr janë dhe dy shtetas shqiptarë të cilët i erdhën në ndihmë shokut të tyre dhe filluan ti gjuanin truprojave. Në mesin e dëshmitarëve të sulmit ishte edhe deputeti Pd Andrea Gnassi, i cili ndodhej aty në klub dhe ndihmoi truprojën senegaleze.
Kaosi shpërthen pak para orës 17:30 ku restoranti ishte plot me njerëz pasi sapo kishte filluar një festë me aperitiv dhe deejay kur në një moment një 27-vjeçar tunizian, e dashura e tij 18-vjeçare dhe një shoqe e tyre 30-vjeçare u kthyen kundër njërit nga rojet e sigurisë, i cili po i largonte pasi po u krijonin probleme klientëve të tjerë. Njëri prej tyre sulmoi bodygardin senegale duke i thyer një shishe në kokë.
Menjëherë është lajmëruar policia, të cilët brenda pak minutash kanë mbërritur në vendngjarje. Tre ‘sulmuesit’ qëndruan aty në vend që të largoheshin dhe i bërtisinin truprojës: zezak m… do të pres fytin.