Policia e Kukësit bën me dije se gjatë ditës së djeshme, është gjetur i pajetë në lumin e Drinit, një 77 vjeçar i cili mësohet se vuante nga skleroza.
Gjatë këqyrjes nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit A. S. nuk janë konstatuar shenja dhune.
Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu policia ka lajmëruar se janë arrestuar 2 shtetas për për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Njoftim
DVP Kukës/Shërbimet e Policisë Rrugore, kontrolle të shtuara në të gjitha akset rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjatë 24 orëve, janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues automjetesh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, konkretisht shtetasit:
-Q. M., 52 vjeç, banues në fshatin Vlahën, Has, pasi u kap në aksin rrugor Krumë-Golaj, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
– A. E., 47 vjeç, banues në Kukës, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në aksin rrugor Kukës-Krumë, ka përplasur dy automjete. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Më datë 17.10.2022, në ujërat e lumit Drini i Zi, në fshatin Surroj, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit A. S., 77 vjeç, banues në fshatin Surroj, i cili vuante nga skleroza.