-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Yuri Kim takon Peleshin për sulmet e Iranit: Jemi me ju

Kryesoret

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim zhvilloi një takim këtë të martë me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë diplomatja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se në fokus të takimit ishte bashkëpunimi në mbrojtje, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes kibernetike.

Kim u shpreh se SHBA-të do të mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj.

U takova sot me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi për të diskutuar bashkëpunimin në mbrojtje, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes kibernetike.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin gjithmonë fuqimisht përpjekjet e Shqipërisë për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj dhe për të kontribuar në qëllimin e NATO-s për të garantuar lirinë dhe sigurinë e të gjithë aleatëve.

E kemi bërë të qartë se dënojmë sulmet kibernetike të kryera nga Irani kundër aleatit tonë të NATO-s”, shkroi Yuri Kim në Twitter.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit