-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Maqedonia e Veriut ndalon regjistrimin e shoqatave që nxisin urrejtje

Kryesoret

Shoqatat kulturore, fondacionet dhe organizatat joqeveritare që do të regjistrohen në Maqedoninë e Veriut nuk do të mund të mbajnë emra, pseudonime apo shkurtesa të personave që kanë çfarëdolloj lidhshmërie me jotolerancën racore, kombëtare, fetare, urrejtjen, gjenocidin, ekstremizmin, përhapjen ose mbështetjen e fashizmit, nazizmit dhe nacional socializmit.

Kështu thuhet në ndryshimet në Ligjin për regjistrimin e shoqatave kulturore e organizatave tjera, pasi zgjidhja aktuale nuk parashikonte kriteret e tilla, për të cilat tani ka konsensus mes të gjitha partive politike në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Ndryshimet në këtë ligj u imponuan pas regjistrimit të dy shoqatave kulturore bullgare me emrin Vanço Mihajllovit në qytetin e Manastirit dhe Car Borisit në Ohër, që nxitën reagime të shumta, pasi bartësit e emrave të këtyre shoqatave njihen si bashkëpunëtorë të Gjermanisë Naziste dhe autorët kryesorë të masakrave e dëbimit të hebrenjve, por edhe të maqedonasve për shkak të kundërshtimit të ideve naziste.

Përveç këtyre dy shoqatave, në procedurë është regjistrimi edhe i një shoqate tjetër me emrin e Car Ferdinandit, i cili gjatë Luftës së Parë Botërore ka sunduar me Bullgarinë dhe territorin e Maqedonisë së atëhershme./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit